Huqja e radhës nga Donika Gërvalla | Në raport e shkroi gabim emrin e zyrës së saj, e paraqiti si zyrë që mbron dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla që nga koha kur ka marrë pozita qeveritare ka bërë gafa të shumta. Kështu ka vepruar edhe së fundmi me raportin për vrasjen e Arlinda Zekajt, që ia dorëzoi kryeministrit Albin Kurti, transmeton lajmi.net. Gërvalla në kopertinën e raportit të dorëzuar ia ka huqur emrit të zyrës që ajo e…

Lajme

30/10/2026 11:17

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla që nga koha kur ka marrë pozita qeveritare ka bërë gafa të shumta.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi me raportin për vrasjen e Arlinda Zekajt, që ia dorëzoi kryeministrit Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Gërvalla në kopertinën e raportit të dorëzuar ia ka huqur emrit të zyrës që ajo e drejton.

Gërvalla e ka paraqitur zyrën e saj si zyre për MBROJTJE të DHUNËS në familje dhe dhunës ndaj grave.

Emri i saktë i kësaj zyre është: Zyra e Koordinatores Kombëtare/Për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore./lajmi.net/