Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut: Shprehim ngushëllime për viktimat nga zjarri në Koçan
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 51 personave si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në ambasadës në Facebook thuhet se u urohet shërim i shpejt edhe mbi 100 personave të tjerë që mbetën të lënduar. “Shprehim…

Lajme
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 51 personave si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në ambasadës në Facebook thuhet se u urohet shërim i shpejt edhe mbi 100 personave të tjerë që mbetën të lënduar.
“Shprehim ngushëllimet tona me rastin e tragjedisë në Koçani ku humbën jetën 51 të rinj si pasojë e shpërthimit të zjarrit. Përderisa ndajmë dhimbjen e thellë me familjet dhe autoritetet, urojmë në shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.