Rifat Jashari – ministrit Sveçla: A po ngon kënd a veç veten?
Në nderim të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit të Kosovës kanë bërë homazhe sot në Prekaz tek memoriali i familjes Jashari. Kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa prej ministrave janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari. Në një video të siguruar nga Nacionale, dëgjohet Rifat Jashari…

Lajme
Në nderim të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit të Kosovës kanë bërë homazhe sot në Prekaz tek memoriali i familjes Jashari.
Kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa prej ministrave janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Në një video të siguruar nga Nacionale, dëgjohet Rifat Jashari teksa i bënë një pyetje ministrit Sveçla.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?
Xhelal Sveçla: Po ngoj.
Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.
Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.
Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.
“Urime fesat të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.