Vllasi: S’ka nevojë që gjithçka që ndodh në Amerikë ta lidhim me Kosovën

Azem Vllasi, jurist ka deklaruar se jo domosdoshmërisht zhvillimet  e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarjet e tjera të ndërlidhim me çështjen e Kosovës. Vllasi shtoi se Kosova ka raporte të mira me SHBA-në. “Nuk ka nevojë që çdo gjë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë me lidh me çështjen  e Kosovën. Kosova ka…

Lajme

03/03/2025 18:22

Azem Vllasi, jurist ka deklaruar se jo domosdoshmërisht zhvillimet  e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarjet e tjera të ndërlidhim me çështjen e Kosovës.

Vllasi shtoi se Kosova ka raporte të mira me SHBA-në.

“Nuk ka nevojë që çdo gjë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë me lidh me çështjen  e Kosovën. Kosova ka raporte të mira me SHBA dhe Amerika ka merita kryesore në çlirimin e Kosovës. Kosova duhet ti kultivojë rrënjët e mira me SHBA”, tha Vllasi.

Vllasi shtoi se Kosova nuk mund të jetë pjesë e përbashkët e Ukrainës, pasi kjo e fundit është një vend evropian I sulmuar nga fqinji, Rusia.

“Mbrojtja e Ukrainës do të thotë për raportet krejt Evropen. Po të lejohet Aleksander Putin, të shkelë Ukrainën dhe të përfitojë ato që i dëshiron. Janë të rrezikuara edhe shtetet e lindjes së Evropes edhe pse janë pjesë Unionit Evropian. Çështja e përkrahjes së Ukrainës është çështje e interest për sigurinë evropiane por edhe për Ballkan”, shtoi ai në Dukagjin.

Vllasi për deklarimet e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se “Kosova është vend i vogël, i brishtë. Dhe 17 vite shtetësi është njësoj sikurse fëmija i moshës 1 vjeçare kur fillon me ecë. Duhet të i ecim rrjedhave në regjion e Evropë por edhe të iu përshtatemi atyre”, shtoi ai.

Vllasi ka komentuar edhe procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

“Zgjedhjet kenë shumë të mira dhe të kryehet procesi I numërimit. Duhet të formohet një qeveri stabile e koalicionit LVV-LDK. Bashkë me pakica joserbe, të arritin numrin për zgjedhjen e presidentës në marsin e 2026. Një koalicion i tillë do të ishte stabile dhe e balancuar. Pasi jo vetëm një parti në pushtet, pasi nuk do të ishte e shëndetshme”, shtoi ai.