Vëllai i Unikkatilit u gjet pa shenja jete në banesë, Policia thotë se nga aty u sekuestrua një armë zjarri dhe substancë narkotike

Një person është gjetur pa shenje jete në banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktima është vëllau i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin, sot detaje shtesë ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, afër tij i është gjetur një armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike.…

Lajme

03/03/2025 09:41

Një person është gjetur pa shenje jete në banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktima është vëllau i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin, sot detaje shtesë ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas Policisë, afër tij i është gjetur një armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30.  Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.