Po vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ tregon komunat ku po numërohen votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë jashtë Kosovës. Siç ka njoftuar KQZ, deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. “Aktualisht, të dielën pasdite, në…

Lajme

02/03/2025 17:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë jashtë Kosovës.

Siç ka njoftuar KQZ, deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, ka njoftuar KQZ. 
Siç ka njoftuar KQZ, pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
Njoftimi i plotë në Facebook: