Smajljaj: Vonesa e rezultateve nga KQZ-ja, papërgjegjësi e pajustifikueshme

Papërgjegjësi të pajustifikueshme të moskryerjes së detyrës e ka quajtur politologu, Avdi Smajljaj vonesën e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Smajljaj ka thënë se KQZ-ja është dashur të shtoj kapacitetet e veta, të përdorë një teknologji më të avancuar si dhe  të ndërmarrë masa për t’u mbrojtur. Sipas tij rezultatet tashmë…

Lajme

24/02/2025 18:38

Papërgjegjësi të pajustifikueshme të moskryerjes së detyrës e ka quajtur politologu, Avdi Smajljaj vonesën e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Smajljaj ka thënë se KQZ-ja është dashur të shtoj kapacitetet e veta, të përdorë një teknologji më të avancuar si dhe  të ndërmarrë masa për t’u mbrojtur.

Sipas tij rezultatet tashmë janë më se të vonuara krahasuar me vendet më të zhvilluara ku ka thënë se dalja e rezultateve finale është çështje orësh.

“KQZ-ja do të duhej të shtonte kapacitetet e veta, do të duhej të përdorte një teknologji më të avancuar, të ndërmerrte edhe masat edhe për t’u mbrojtur sepse nuk jemi vetëm ne që përdorim servera të caktuar dhe mund të jemi të atakuar nga diku ose dikush tjetër. Në përgjithësi besoj që KQZ-ja e ka marrë këtë proces ndoshta me një shkallë bukur të madhe të papërgjegjësisë dhe nuk është në krye të detyrës për t’i nxjerrë rezultatet të cilat tani konsideroj që janë mëse të vonuara në rast se bëjmë krahasime me cilindo vend edhe në rajon por edhe në vende të zhvilluara ku rezultatet tani dalin pas disa orëve, dalin rezultatet finale edhe për kandidatët, edhe për partitë, pra është një papërgjegjësi e pajustifikueshme e mos kryerjes së detyrave”, ka deklaruar ai./teve1