Në 2024-ën rreth 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë
Policia e Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë të gjithë pjesëmarrësit. Kjo pasi gjatë vitit 2024, rreth 25 për qind e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë. Policia po ashtu u ka bërë thirrje edhe këmbësorëve që të kenë kujdes dhe të përdorin vendkalimet.…

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë të gjithë pjesëmarrësit.
Kjo pasi gjatë vitit 2024, rreth 25 për qind e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.
Policia po ashtu u ka bërë thirrje edhe këmbësorëve që të kenë kujdes dhe të përdorin vendkalimet.
“ Policia e Kosovës apelon për sigurinë në rrugë.
Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!
Këmbësorë, bëhuni të dukshëm , përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!
Vëmendje! Gjatë vitit 2024, rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë!”, thuhet në komunikatë.