Policia realizon kontroll në një shtëpi në Mitrovicë, sekuestron narkotikë e para të gatshme
Policia e Kosovës, konkretisht Hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të informacioneve të vlefshme nga terreni dhe në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, Mitrovicë-Jug. Siç ka njoftuar Policia, gjatë…

Lajme
Policia e Kosovës, konkretisht Hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të informacioneve të vlefshme nga terreni dhe në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, Mitrovicë-Jug.
Siç ka njoftuar Policia, gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar:
- 8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram.
- 75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram.
- 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.
- 8 fishekë të kal. 7.92×57.
- 1 peshore digjitale.
- 1 mulli për bluarjen e marihuanës.
- 1010 euro para të gatshme.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje. Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë. /Lajmi.net/
Fotografi nga ato që u sekuestruan: