Kapen armë në një veturë të dyshuar në Deçan, Policia njofton se u arrestuan dy persona

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:40 njësiti patrullues ka vërejtur një veturë të parkuar në parkingun e një pompe të derivateve në Deçan. Në momentin kur zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe personave që gjendeshin në të ka gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri. njё (1) armё…

Lajme

24/02/2025 14:25

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:40 njësiti patrullues ka vërejtur një veturë të parkuar në parkingun e një pompe të derivateve në Deçan.

Në momentin kur zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe personave që gjendeshin në të ka gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri.

  • njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,
  • njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,
  • njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
  • tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,
  • njё mjet i mprehtё (brisk).

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё./Lajmi.net/