Tara nga Specialja: Nëse nuk më paraqitet dokumenti, këtë gjykatë e shpalli që dëshiron të na dënojë neve si popull dhe UÇK
Ndonëse ZPS-ja dhe trupi gjykues janë doke insistuar që të vijohet me pyetje për dëshmitarin, Ismet Tara tha në Hagë se nëse nuk i paraqitet dokumenti që po kërkon, Gjykatën Speciale do e shpallë si gjykatë që dëshiron ta dënojë popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të saj. “Pa mu paraqitur ai dokument, unë këtë…

Lajme
Ndonëse ZPS-ja dhe trupi gjykues janë doke insistuar që të vijohet me pyetje për dëshmitarin, Ismet Tara tha në Hagë se nëse nuk i paraqitet dokumenti që po kërkon, Gjykatën Speciale do e shpallë si gjykatë që dëshiron ta dënojë popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të saj.
“Pa mu paraqitur ai dokument, unë këtë gjykatë e shpalli gjykatë që do me na denu neve si komb, si popull shqiptar dhe si UÇK dhe si të gjitha. Për mua nuk jeni më në qoftë se nuk paraqitet ai dokument ju nuk jeni gjykatë kredibile për mua”, tha ai.
Si rrjedhojë, prokurorja tha se do ia prezantoj dokumentin gjysmën e të cilit ia ka lexuar përkthyesja por ajo tha se i duhet për të ndjekur në rregull të caktuar për të vijuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas kësaj, në ekran iu paraqit dëshmitarit një dokument në të cilin pretendohet se thuhet se Tara ka pranuar që UÇK-ja ka kapur civil që dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë dhe pavarësisht nëse ata ishin serbë, romë, apo shqiptarë. Pas kësaj, aty pretendohen që Tara ka thënë se persona të ndryshëm u vranë dhe u lanë në vendin e ekzekutimit dhe ndonjëherë janë djegur trupat ndaj të cilëve koha dhe kafshët kontribuonin për zhdukjen e provave.
Pretendohet se Tara ka thënë që UÇK-ja duhet t’i vriste ata në rast lirimi ose largimi dhe i burgosuri duhet të ketë qenë një provë fizike e asaj që kishte bërë UÇK-ja.
“Dua atë dokument tjetër. Zonja prokurore qitni dokumentin sepse unë ju kam kërkuar juve të qitet ai dokument. Ky është dokument i UNMIK-ut që e ka dhënë Ana Vallozi. Iu kam tregu, dokumentin e dua timin e pastaj…”tha Tara derisa fjala iu ndërpre nga kryegjyqtari.
Pasi iu kërkua nga gjyqtari ai mohoi se ka thënë gjëra të tilla për UÇK-në për EULEX-in.