Bastiset një shtëpi në Obiliq, sekuestrohen dy armë zjarri

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy armë zjarri dhe municion, raporton Zeri.info. Bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e Shtetit dhe është hapur rast për veprën ‘Mbajtje në pronësi,…

Lajme

20/02/2025 15:05

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy armë zjarri dhe municion, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e Shtetit dhe është hapur rast për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe ai është dërguar në mbajtje.