BE i vendos sanksione të reja Rusisë, Kallas: Kremlini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë
Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të zgjerohen për të mbuluar importet e aluminit dhe dhjetëra anije të tjera “në hije” që eksportojnë fshehurazi naftën ruse nën një kufi çmimi të vendosur nga aleatët perëndimorë. Miratimi i paketës ka peshë shtesë, mes frikës në Bruksel se Donald Trump do të kërkojë të heqë sanksionet e…

Bota
Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të zgjerohen për të mbuluar importet e aluminit dhe dhjetëra anije të tjera “në hije” që eksportojnë fshehurazi naftën ruse nën një kufi çmimi të vendosur nga aleatët perëndimorë.
Miratimi i paketës ka peshë shtesë, mes frikës në Bruksel se Donald Trump do të kërkojë të heqë sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë, si pjesë e përpjekjes së tij për të bërë një marrëveshje paqeje.
Paketa e re, e 16-ta që nga pushtimi në shkallë të plotë në vitin 2022, përfshin ndalimin e importeve të aluminit rus në BE, për të cilat zyrtarët e BE-së kanë thënë se gjeneron të ardhura të konsiderueshme për Rusinë, raporton The Guardian.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në X duke thënë se me këto sanksione i mbyllin dyert e pasme Rusisë për importe dhe eksporte dhe shtoi se Kremlini s’e thyen vendosmërinë e Unionit.
“E mirëpres marrëveshjen për paketën tonë të 16-të të sanksioneve. Me masa më të rrepta për shmangien, ndalimet e reja të importit dhe eksportit dhe sanksionet ndaj flotës hije të Putinit, ne po mbyllim dyert e pasme që makineria e luftës ruse të funksionojë. Kremlini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë”.
I welcome the agreement on our 16th sanctions package.
With tighter measures on circumvention, new import and export bans, and sanctions on Putin’s shadow fleet, we are closing backdoors for Russia’s war machine to operate.
The Kremlin won’t break our resolve.
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 19, 2025
73 anije të tjera që besohet se po anashkalojnë kufirin e çmimit të naftës do të ndalohen nga portet e BE-së, megjithëse kjo nuk mbulon të gjitha cisternat e vjetruara që mendohet se po ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet.
Gjithsej 48 persona dhe 35 subjekte përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, megjithëse emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. BE-ja po heq gjithashtu licencat e transmetimit nga 8 media ruse dhe po përjashton 13 banka nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift.
Në një draft të mëparshëm, BE-ja planifikoi të ndalonte shitjen e konzollave të lojërave dhe levës në Rusi, të cilat mendohet se do të ripërdoren për t’u përdorur në luftën me dron.