Emrat e ri në LDK i lanë larg ata të vjetrit, Paris Guri doli para Arben Gashit, Jehona Lushaku e Fadil Hadërgjonaj para shumë të tjerëve

Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët patën mundësi që përpos subjekteve politike, të votojnë edhe 10 kandidatë për deputetë. Partitë politike listat e tyre i mbushën me nga 110 deputetë, me emra e profesione të larmishme. Por në rezultatet që dolën tashmë nga votat e numëruara deri tani, përjashtu këtu ato me kusht dhe votat…

Lajme

19/02/2025 10:35

Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët patën mundësi që përpos subjekteve politike, të votojnë edhe 10 kandidatë për deputetë.

Partitë politike listat e tyre i mbushën me nga 110 deputetë, me emra e profesione të larmishme.

Por në rezultatet që dolën tashmë nga votat e numëruara deri tani, përjashtu këtu ato me kusht dhe votat nga diaspora pati shumë surpriza në emrat që mblodhën më tepër vota.

E në LDK poashtu.

Madje kandidatja Doarsa Kica-Xhelili anipse u fut shumë vonë në këtë parti, la prapa vetes emra shumë të rëndësishëm të partisë. Pas saj u renditen Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Advullah Hoti, Lutfi Haziri, Anton Quni e shumë të tjerë.

Por çudi është edhe fakti se më të votuar dolën disa emra të rinj në listë, se ata që janë prej vitesh pjesë e Kuvendit.

Në këtë listë del se vota morën shumë edhe Jehona Lushaku, Sadriu, Krenar Xhaferi, e Paris Guri.

Madje këta lanë pas vetes edhe Arben Gashin që prej vitesh është shef i deputetëve të LDK-së në Kuvend, e po ashtu edhe Valentina Bunjaku-Rexhepin që arriti prej disa vitesh të mbledhë votat e Anamoravës. Prapa tyre mbeti edhe i zëshmi Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi  e shumë të tjerë.

Këto lista të partive politike këtë herë duket se sollën shumë ndryshime sa i përket votave./Lajmi.net/