Biseda me Radojiçiq nuk e “pengoi” shumë, Mimoza Kusari Lila për katër vite humbi veç tre mijë vota

Tani kur janë numëruar 78% i votave të kandidatëve për deputetë, kanë dal edhe emrat e atyre që do të përfaqësojnë qytetarët e Kosovës në Kuvend. Kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila edhe në këto zgjedhje ka fituar aq vota sa i duheshin për të rifituar karrigen e deputetes. Në zgjedhjet e 9…

Lajme

19/02/2025 10:19

Tani kur janë numëruar 78% i votave të kandidatëve për deputetë, kanë dal edhe emrat e atyre që do të përfaqësojnë qytetarët e Kosovës në Kuvend.

Kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila edhe në këto zgjedhje ka fituar aq vota sa i duheshin për të rifituar karrigen e deputetes.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, 50 mijë e 675 qytetarë të Kosovës kanë votuar Mimoza Kusari Lilën, shkruan lajmi.net.

Ndonëse shifër e lartë, ajo është më e ulët për tre mijë vota se në zgjedhjet e 2021-tës.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021-tës, Kusari Lila ka mbledhur plotë 53 mijë e 618 votave.

Gjatë këtyre katër viteve, Mimoza Kusari Lila ka udhëhequr grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me të cilët kishin bërë koalicion parazgjedhor, koalicion që e vazhduan edhe këto zgjedhje.

Kusari Lila këto katër vite u bë deputetja me skandalin “më të madh” pas publikimit të përgjimeve të saj me kryeterroristin e Banjskës, Milan Radojiçiq. Por as kjo nuk u bë shkas që deputetja nga Gjakova të humb shumë vota, por pati një rënie të lehtë.

“Alo vendase”, i drejtohej Radoiçiqi deputetes së zgjedhur nga qytetarët e Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/