Nis seanca për vrasjen e Bedri Rexhepit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021, ku të akuzuar janë Jeton dhe Nexhat Vllasaliu. Në këtë seancë është e paraparë dhënia e mbrojtjes nga ana e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu. Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021, shkak përvetësimi…

Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021, ku të akuzuar janë Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.
Në këtë seancë është e paraparë dhënia e mbrojtjes nga ana e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu.
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021, shkak përvetësimi i dobisë pasurore.
Seanca e kaluar ishte ndërprerë pasi Jeton Vllasaliu tha se është psiqikisht i ngarkuar.
Kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi tha se gjykata ka siguruar një raport mjekësor për 11 shkurt 2025 për Jeton Vllasaliu ku gjatë vizitës psikiatrike nuk është evidentuar ndonjë problem psikiatrik dhe është kërkuar edhe takim me psikologë.