Kurti e Konjufca të parët, Faton Peci më shumë vota se Gërvalla- Në Vetëvendosje vota siguruan edhe Agim Bahtiri e Edona Llalloshi
Derisa Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë dhe më vonë pritet të nis numërimi për votat me kusht, në publik veçse dolën më të votuarit e thuajse të gjithë partive. E padyshim se në krye të këtyre listave çdoherë janë vetë liderët apo kandidatët e partive përkatëse për kryeministër. Në…

Lajme
Derisa Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë dhe më vonë pritet të nis numërimi për votat me kusht, në publik veçse dolën më të votuarit e thuajse të gjithë partive.
E padyshim se në krye të këtyre listave çdoherë janë vetë liderët apo kandidatët e partive përkatëse për kryeministër.
Në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje pati edhe surpriza.
Më i votuari është Albin Kurti me 222 mijë e 382 vota, e pas tij renditet Glauk Konjufca me 170 mijë vota, kurse Faton Peci 84 mijë vota, transmeton lajmi.net.
Pas tij renditet Hekuran Murati me 80 mijë vota, Albulena Haxhiu me 76 mijë vota, Xhelal Svecla me 72 mijë vota, Donika Gërvalla 68 mijë.
Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota.
E në mesin e aty re që morën shumë vota janë edhe Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Saranda Bogujevci.
E surprizë është numri i madh i votave që mori edhe Edona Llalloshi 26 mijë vota dhe Mefail Bajqinovci 24 mijë vota.
Kuvendit pritet t’i shtohet edhe zëri i fuqishëm i Agim Bahtirit që është votuar nga 15 mijë qytetarë.
E poashtu ulëse në Kuvend pritet që të sigurojë edhe Bylbyl Sokoli pasi ka marrë mbi 12 mijë vota.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në nivel qendror ka fituar 40.84 për qind të votave./Lajmi.net/