Muharremi: Kurrkush nuk mund ta bëjë i vetëm qeverinë – votat e diasporës s’e ndryshojnë gjendjen
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se votat e diasporës nuk do të kenë një efekt që mund ta ndryshojë gjendjen e numrave të deputetëve të partive politike. Muharremi tha se dihet që VV do të dalë, me diasporë, me 47 ose 48 deputetë, e PDK-ja me 25, teksa shtoi se “po presim…

Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se votat e diasporës nuk do të kenë një efekt që mund ta ndryshojë gjendjen e numrave të deputetëve të partive politike.
Muharremi tha se dihet që VV do të dalë, me diasporë, me 47 ose 48 deputetë, e PDK-ja me 25, teksa shtoi se “po presim me pa në fund për LDK-në.
“Partitë duhet të vendosin: ose bashkëpunim; ose opozitë; ose zgjedhje të reja. Tash po bëhen shumë kalkulime rreth mandateve”.
“Por, në fakt, fotografia është e qartë. Dihet që askush nuk ka vota dhe ulëse për ta formuar vetë qeverinë”, tha Muharremi.
Ai më tej tha se opsione të tjera me rezultatet e zgjedhjeve nuk ka, përfshirë edhe diasporën.