Princ Leka uron Pavarësinë e Kosovës: Dashuria për Kosovën është trashëguar brez pas brezi duke nisur nga Mbreti Zog
Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare. “Sot, më 17 Shkurt, festojmë me krenari dhe përkushtim një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, pavarësinë e Kosovës. Kjo ditë është fryt i sakrificës…

Lajme
Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare.
“Sot, më 17 Shkurt, festojmë me krenari dhe përkushtim një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, pavarësinë e Kosovës. Kjo ditë është fryt i sakrificës së brezave të tërë, të cilët me guxim, vendosmëri dhe dashuri për atdheun, hapën rrugën drejt lirisë dhe sovranitetit.”
Princ Leka ka thënë se Kosova ka dëshmuar se fuqia e një populli që beson në lirinë e tij nuk mund të ndalet.
Ai ka shtuar se dashuria e tij për Kosovës është ndjenjë e trashëguar brez pas brezi dhe nisur nga mbreti Zog.
“Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Nga robëria te rezistenca, nga lufta te rindërtimi, Kosova ka dëshmuar se fuqia e një populli që beson në lirinë e tij nuk mund të ndalet. Kjo dashuri për Kosovën është një ndjenjë e thellë dhe e trashëguar brez pas brezi, ashtu siç ka qenë për familjen time, duke nisur nga Mbreti Zog, i cili mbajti gjallë frymën çlirimtare, dhe më pas nga Mbreti Leka I, i cili në çdo rrethanë mbrojti të drejtat e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që ndodheshin.”
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë, e drejtë dhe e begatë!”
Postimi i tij i plotë:
View this post on Instagram