Gërxhaliu: Një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte shpëtimi politik, ekonomik dhe integrues për Kosovën

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka dhënë një ide se si do të duhej të ishte qeveria e re. Sipas tij, një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte shpëtimi politik, ekonomik dhe integrues për Kosovën. Si arsye për këtë, Gërxhaliu përmendin rrethanat e reja gjeopolitike në botë, duke theksuar telefonatën mes presidentit amerikan,…

Lajme

13/02/2025 13:56

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka dhënë një ide se si do të duhej të ishte qeveria e re.

Sipas tij, një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte shpëtimi politik, ekonomik dhe integrues për Kosovën.

Si arsye për këtë, Gërxhaliu përmendin rrethanat e reja gjeopolitike në botë, duke theksuar telefonatën mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Gërxhaliu theksoi se pas zhvillimeve të fundit nga rezultati zgjedhor, modeli qeverisës në fjalë do të siguronte stabilitet institucional, bashkëpunim më të gjerë politik dhe përfaqësim më të balancuar të interesave kombëtare.

“Në aspektin ekonomik, një qeveri gjithëpërfshirëse do të mund të adresonte sfidat kryesore të zhvillimit duke krijuar një strategji të përbashkët për rritjen ekonomike dhe investimet. Ndërsa në rrugën integruese, një unitet më i madh politik do ta forconte pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe do të lehtësonte proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, tha Gërxhaliu në llogarinë e tij në Facebook.

Ai gjithashtu përmendi edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se zvarritja e një procesi të tillë do të ishte i dëmshëm jo vetëm për partitë, por edhe për vet shtetin e Kosovës. /Lajmi.net/