Ramadani: Konfuzioni rreth rezultateve zgjedhore dëmton sigurinë kombëtare
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me vonesat të cilat kanë ndodhur me publikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ. Sipas Ramadanit, ky konfuzion e zbeh besimin publik dhe dëmton sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net. “Konfuzioni dhe ulja e besimit publik në procese demokratike është një prej qëllimeve të vazhdueshme të luftës armiqësore…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/burim-ramadani.png)
Lajme
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me vonesat të cilat kanë ndodhur me publikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ.
Sipas Ramadanit, ky konfuzion e zbeh besimin publik dhe dëmton sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net.
“Konfuzioni dhe ulja e besimit publik në procese demokratike është një prej qëllimeve të vazhdueshme të luftës armiqësore e hibride ndaj shteteve në konsolidim demokratik. Kosova ka arritur që të ndërtojë traditë të mirë të proceseve zgjedhore dhe efikasitetit të menaxhimit e administrimit të tyre. Madje, shpesh është cilësuar si shembull në Ballkanin Perëndimor për zgjedhje të lira, fer e demokratike dhe për efikasitetin në menaxhimin, administrimin dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Për këtë, KQZ ka marrë gjithnjë vlerësimet më të larta”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka drejtuar disa pyetje KQZ-së.
“Por, çka ndodhi dhe pse ndodhi sivjet që KQZ të jetë pothuajse plotësisht jofunksionale në mbajtjen e traditës institucionale? Çka po ndodh dhe pse KQZ po përhap kaq tepër konfuzion? Pse ky konfuzion rreth rezultateve rrezikon të zbeh besimin publik në procesin zgjedhor? Kujt i konvenon kjo? Kosovës jo se jo”, ka shtuar Ramadani. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: