Haliti: Interesi i Kosovës nuk është të shkojë sërish në zgjedhje
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kohën e zgjatjes së formimit të një Qeverie të re, duke theksuar se gjithçka është e mundur, por në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës. Haliti ka theksuar se interesat e Kosovës kërkojnë që të mos shkohet në…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/flet-xhavit-haliti-scaled-3.jpg)
Lajme
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kohën e zgjatjes së formimit të një Qeverie të re, duke theksuar se gjithçka është e mundur, por në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës. Haliti ka theksuar se interesat e Kosovës kërkojnë që të mos shkohet në zgjedhje të tjera, pasi do të ishte e mundimshme.
‘’Gjithçka është e mundshme, tani janë rregullat që i përcakton Kushtetuta e Kosovës ,interesi i Kosovës nuk është të shkojë në zgjedhje prapë, është mundim edhe për qytetarët edhe për vendin edhe për situatën që e kemi’’, tha Haliti për FrontOnline.
Haliti ka shpjeguar se duhen pritur veprimet e partisë që ka fituar më shumë vota, Lëvizjes Vetëvendosje, nëse munden ata të krijojnë Qeverinë, sepse sipas Halitit, ata kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj duhet të ndërmerren hapa për gjetjen e votave të mjaftueshme për të formuar një Qeveri.
‘’Por tani duhet të priten veprimet e partisë që ka fituar më së shumti vota, a mundet ta krijojë qeverinë a jo. Ata e kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj po besoj që duhet me qenë të angazhuar për mundësinë e gjetjes së votave përkatëse, të cilat duhet ta votojnë kandidatin për kryeministër’’, tha Haliti.
Haliti ka thënë se në qoftë se nuk ka mundësi që të krijohet Qeveri e re gjatë mandatit kushtetues, atëherë mund të shkohet në zgjedhje, mirëpo sipas Halitit kjo varet shumë nga bisedat që zhvillohen mes subjekteve politike lidhur me formimin e koalicioneve.