Dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin “Kobra”

Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren. Në seancën e sotme pritet të dëgjohen katër dëshmitarë të Prokurorisë. Por, Alketa…

Lajme

13/02/2025 10:11

Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohen katër dëshmitarë të Prokurorisë.

Por, Alketa Sadiku dhe Hasime Idrizi përkundër urdhrit të sjelljes me shoqërim të Policisë së Kosovës, nga ky institucion kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi tha se Deri tani Policia nuk e ka njoftuar për mos zbatim të urdhëresës.

Ndërsa, aktualisht po dëgjohet dëshmitari Liridon Ajazi për çka tha se me të gjithë të akuzuarit janë bashkëfshatarë.