Vushtrri: I dehur gjuan me armë zjarri në lokal, arrestohet nga policia
Një person ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Vushtrri. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, transmeton lajmi.net. Policia ka arritur të kap të dyshuarin tek i cili ka gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari…

Lajme
Një person ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Vushtrri.
I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, transmeton lajmi.net.
Policia ka arritur të kap të dyshuarin tek i cili ka gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Stanovc i Epërm, Vushtrri 11.02.2025 – 02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në gjendje të dehur kishte shtënë me armë në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Pas një pune operative është ndaluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje./Lajmi.net/