Deda për Kurtin: S’ka qenë qeveri me duar të pastra
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur më qeverisjen e Albin Kurtit për katër vite, ku tha se nuk ka qenë qeveri me duar të pastra. Deda i renditi premtimet e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se do të ketë qeveri zhvillimore, ku Deda tha se nuk ka qenë e tillë. “I ka premtuar…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/10/ilir-deda-2-14444790510_1534352350-5508504.jpg)
Lajme
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur më qeverisjen e Albin Kurtit për katër vite, ku tha se nuk ka qenë qeveri me duar të pastra.
Deda i renditi premtimet e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se do të ketë qeveri zhvillimore, ku Deda tha se nuk ka qenë e tillë.
“I ka premtuar 20 mijë bursa në ICT, asnjë hiç. Reformim të arsimit, zero. Bëhet bilanci, 20 për qind të premtimeve dhe programit qeveritar e ka realizuar pjesërisht pas katër vjetëve. Në shkollë ngel”.
“Me 20 për qind të realizimit, dështon. Situata është shumë serioze. E diela është përcaktuese për Kosovën”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.