Kurti citon politikat e presidentit Trump: ShBA-të tash po themelojnë Fond Sovran
Nga tubimi i radhës elektoral i VV-së në Pejë, kryeministri Albin Kurti u zotua për formimin e Fondit Sovran. Për ta validuar një nismë të tillë, ai përmendi veprimin e njëjtë nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump. “Fondin Sovran do ta bëjmë. Kryetari i komunës që është këtu, partia e tij, LDK-ja, e quante projekt…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Capture-1.jpg)
Lajme
Nga tubimi i radhës elektoral i VV-së në Pejë, kryeministri Albin Kurti u zotua për formimin e Fondit Sovran.
Për ta validuar një nismë të tillë, ai përmendi veprimin e njëjtë nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
“Fondin Sovran do ta bëjmë. Kryetari i komunës që është këtu, partia e tij, LDK-ja, e quante projekt komunist, ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash po themelojnë Fond Sovran. Atë që e kemi kaluar ne me ligj e që 1 vit e 2 muaj është duke pritur në Gjykatën Kushtetuese.” – tha ai.