Zgjedhjet në Kosovë, s’ka Prime të shtunën e ardhshme
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen këtë të diel, me datë 9 shkurt. Përveç se kjo datë ka marrë shumë vëmendje në Kosovë, gjithashtu ka marrë vëmendje edhe në Shqipëri. Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Liço sot gjatë Prime ka njoftuar se Prime i të shtunës nuk do të mbahet shkaku i zgjedhjeve…
ShowBiz
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen këtë të diel, me datë 9 shkurt.
Përveç se kjo datë ka marrë shumë vëmendje në Kosovë, gjithashtu ka marrë vëmendje edhe në Shqipëri.
Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Liço sot gjatë Prime ka njoftuar se Prime i të shtunës nuk do të mbahet shkaku i zgjedhjeve në Kosovë.
“Kam një lajmërim shumë të rëndësishëm. Këtë vit, Big Brother VIP ka treguar se sa të pandashëm janë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj e di që do ta kuptoni vendimin tonë për ta vënë këtë fundjavë në shërbim të një momenti historik. Duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi. Për këtë arsye, edicioni i së shtunës i Big Brother VIP nuk do të transmetohet”, u shpreh Liço.
Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave të reality show-t, me disa që e mirëkuptojnë këtë zgjedhje dhe të tjerë që shprehen të zhgënjyer për mungesën e spektaklit të zakonshëm të fundjavës.
Megjithatë, formati do të vazhdojë normalisht me transmetimet e tij të përjavshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një riorganizim për të rikuperuar spektaklin e humbur.