Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit ishte afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri. Sipas informacioneve fillestare të Klan Macedonia, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash. Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë. Tërmeti është…
Lajme
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit ishte afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri.
Sipas informacioneve fillestare të Klan Macedonia, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash.
Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë.
Tërmeti është regjistruar në orën 01:50.