“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” – Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Real Madridi vazhdon të shfrytëzojë gjithë artilerinë për të protestuar kundër sistemit të referimit, pas disfatës së diskutueshme në ndeshjen ndaj Espanyolit. Ishte një ndeshje që u shënua nga vendimi për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyolit, Carlos Romero, që më pas shënoi golin e fitores për skuadrën nga qyteti i Barcelonës. Ai bëri ndërhyrje…
Sport
Real Madridi vazhdon të shfrytëzojë gjithë artilerinë për të protestuar kundër sistemit të referimit, pas disfatës së diskutueshme në ndeshjen ndaj Espanyolit.
Ishte një ndeshje që u shënua nga vendimi për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyolit, Carlos Romero, që më pas shënoi golin e fitores për skuadrën nga qyteti i Barcelonës.
El escándalo mundial sigue creciendo.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 3, 2025
Klubi madrilen, që në ballinë nga e shtuna mban titullin “skandal botëror” të shoqëruar me fotografinë e ndërhyrjes së Romeros ndaj Mbappes, ka shkuar tutje duke nisur sulmin përfundimtar frontal.
“Ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të gjyqtarëve. Ajo që ndodhi përfaqëson kulmin e një sistemi të gjykimit plotësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel të manipulimit dhe falimentimit të garës, që më nuk mund të injorohen”.
“Dy vendimet më të rëndësishme të kësaj ndeshjeje, kanë dëshmuar edhe një herë standardet e dyfishta ndaj Real Madridit”, shkruan në fillim të letrës.
Tutje në letër shkruan se ndërhyrja në Mbappen është dashur të ndëshkohet me karton të kuq. Ndërhyrja u vlerësua vetëm për karton të verdhë nga gjyqtari dhe VAR-i dhe kjo bëri që reagimi i klubit madrilen të jetë i ashpër.
Madridi ka kërkuar audioincizimet nga dhoma e VAR-it për rastin ndaj Mbappes dhe golin e anuluar të Viniciusit.
Comunicado Oficial.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 3, 2025
“Ky skandal i referimit nuk është rast i izoluar. Sistemi spanjoll i referimit është me plot të meta dhe i organizuar për të mbrojtur veten. Problemet serioze në federatën spanjolle janë evidente në vitet e fundit. Real Madridi nuk mund të pranojë që gara të vazhdojë të drejtohet nga sistemi i diskredituar i gjyqtarëve”, shkruan ndër të tjera në letrën e gjatë të klubit.