Kurti e merr seriozisht epitetin “babë”, hyn në diskotekë si adoleshent me këngën “hajde te baba”
Kryeministri i vendit, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme Albin Kurti mbrëmë ka mbajtur një takim me të rinjtë e Vetëvendosjes. Këtë takim Kurti vendosi që ta mbajë në një prej diskotekave në Prishtinë. Por ajo çfarë ra në sy është se Kurti u fut në diskotekë me këngën “hajde te BABA”. Nuk…
Lajme
Kryeministri i vendit, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme Albin Kurti mbrëmë ka mbajtur një takim me të rinjtë e Vetëvendosjes.
Këtë takim Kurti vendosi që ta mbajë në një prej diskotekave në Prishtinë.
Por ajo çfarë ra në sy është se Kurti u fut në diskotekë me këngën “hajde te BABA”.
Nuk dihet se ideja e kujt ishte kjo, por dihet mirë se në publik Kurtin shpesh herë po e thërrasin si “Baba”.
Madje ai e mori seriozisht këtë epitet duke thënë se kosovarët po duan t’ia besojnë edhe rritjen dhe kujdesin e fëmijëve të tyre edhe për një mandat./Lajmi.net/
@lvv20252029 Hajdeni te BABA. #albinkurti #vetevendosje #cepmecep #118 #500k ♬ original sound – LVV