Përmbytjet në Durrës, disa banesa ende nën ujë

Në Durrës grupet e bashkisë kanë nisur verifikimin e dëmeve në banesat dhe bizneset që u prekën nga përmbytjet. Deri më tani janë evidentuar pasojat në mbi 270 shtëpi ndërsa disa prej tyre gjenden ende nën ujë. Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë prej ditësh, në Durrës disa banesa gjenden ende nën ujë. Këto…

Lajme

02/02/2025 17:25

Në Durrës grupet e bashkisë kanë nisur verifikimin e dëmeve në banesat dhe bizneset që u prekën nga përmbytjet. Deri më tani janë evidentuar pasojat në mbi 270 shtëpi ndërsa disa prej tyre gjenden ende nën ujë.

Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë prej ditësh, në Durrës disa banesa gjenden ende nën ujë. Këto pamje janë marrë në zonën e ish-Kënetës ndërsa dëmet në shtëpi e biznese janë të konsiderueshme, përcjell A2 CNN.

Banorët, të cilët jetojnë prej vitesh në këtë lagje të qytetit bregdetar thonë se është e para herë që përmbyten.

Për evidentimin e dëmeve në terren kanë dalë rreth 13 grupe inspektimi. Nga vlerësimi paraprak i pasojave banorët kanë mbetur të kënaqur ndërsa shpresojnë që dëmshpërblimin ta marrin pa vonesa e burokraci, raporton A2 CNN.

Sipas të dhënave nga Bashkia e Durrësit grupet e inspektimit kanë verifikuar dëmet në mbi 270 shtëpi ndërsa puna do të vijojë edhe në ditët e ardhshme

Gjatë muajit janar të këtij viti, në të gjithë vendin ndodhën 6 krime, gjysma e tyre në Tiranë. Atentatet e tipit mafioz janë ato më të vështirat për tu zbardhur nga agjentët e krimeve, duke bërë që 3 prej tyre të mbeten pa autorë.