Moti sot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. “Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK. Nuk priten kushte për…

Lajme

01/02/2025 08:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

“Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK.

Nuk priten kushte për të reshura.  Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.

Vranësirat vetëm se vijnë duke u shtuar të dielën, që deri në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.  Temperaturat ende të larta deri në 10C e 12C.  Riga shiu mund të vazhdojnë kohë pas kohe ditën e hënë, e temperaturat pësojnë rënie në 4C e 6C.

Nga dita e martë parashihet mot i thatë por i ftohtë, me minimale që zbresin deri në -2C e -4C, e maksimalet ditën, nën kushte me diell shkojnë deri në 3C e 5C.