Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vikend do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell. Të shtunën sipas institutit moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale të shtunën do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga…

Lajme

31/01/2025 23:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vikend do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell.

Të shtunën sipas institutit moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

Temperaturat minimale të shtunën do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C.

“Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet në njoftim.