Dëshmitari thotë se Kadri Veseli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej vendimeve për lirimin ose ndalimin e personave në Kleçkë
Dëshmitari Naser Krasniqi gjatë dëshmisë në Hagë tha se Kadri Veseli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej vendimeve lidhur me ndalimin ose lirimin e personave në Kleçkë. Këtë gjë, Krasniqi e pohoi duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon, raporton “Betimi për Drejtësi“. Ai gjithashtu tha se Veseli…
Lajme
Dëshmitari Naser Krasniqi gjatë dëshmisë në Hagë tha se Kadri Veseli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej vendimeve lidhur me ndalimin ose lirimin e personave në Kleçkë.
Këtë gjë, Krasniqi e pohoi duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai gjithashtu tha se Veseli nuk ishe i përfshirë në asnjërin prej hetimeve në rastin e Krojmirit dhe në asnjë prej vendimeve të marra në këtë rast, e asnjë prej rasteve të tjera për të cilat dëshmitari ka dijeni.
SHIK-u nuk kishte të bënte me Shërbimin Informativ Ushtarak, por me pjesën civile, tha ai.
Krasniqi theksoi se pas formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, ka mundur të ndodhë kalimi i Kadri Veselit nga ZKZ-ja në SHIK.
“Një gjë e tillë ka mundur të ndodhë pas formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Sigurisht me formimin e Qeverisë së Përkohshme (në prill të 1999-ës) ka pasuar një emërim i tillë”, tha dëshmitari.
Krasniqi pohoi që nuk ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli gjatë kohës së luftës.