U del punë policëve në Vushtrri -Konfiskohen 10 patentë-shoferë, vozitësit tejkaluan nga ana e djathtë
Zyrtarët policorë në Vushtrri kanë konfiskuar dhjetë patentë-shoferë për kundërvajtje në trafik dhe tejkalim nga ana e djathtë. Nga policia u tha se në vazhdën e angazhimeve në parandalim dhe ofrimin e sigurisë në trafik, njësitet policore në kuadër të stacionit policor në Vushtrri kanë identifikuar 13 kundërvajtës të cilët kanë bërë tejkalime nga ana…
Lajme
Zyrtarët policorë në Vushtrri kanë konfiskuar dhjetë patentë-shoferë për kundërvajtje në trafik dhe tejkalim nga ana e djathtë.
Nga policia u tha se në vazhdën e angazhimeve në parandalim dhe ofrimin e sigurisë në trafik, njësitet policore në kuadër të stacionit policor në Vushtrri kanë identifikuar 13 kundërvajtës të cilët kanë bërë tejkalime nga ana e djathtë, me ç’rast kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej njëqindepesëdhjetë (150)euro, një (1) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre (3) muajve”./Lajmi.net/
