Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja e tij është në gjendje të rëndë
Pak ditë më parë, spekulimet e hedhura nga gazetarja Dasara Karaiskaj mbi seksualitetin e banorit të “Big Brother VIP”, Jozit, ndezën debat të gjerë në rrjetet sociale. Komenti i saj, bazuar në një foto të profilit të një miku të familjes së Jozit, shkaktoi reagime të shumta dhe preku rëndë familjen e tij. Për herë…
ShowBiz
Pak ditë më parë, spekulimet e hedhura nga gazetarja Dasara Karaiskaj mbi seksualitetin e banorit të “Big Brother VIP”, Jozit, ndezën debat të gjerë në rrjetet sociale.
Komenti i saj, bazuar në një foto të profilit të një miku të familjes së Jozit, shkaktoi reagime të shumta dhe preku rëndë familjen e tij.
Për herë të parë, ish-oficeri i lartë dhe miku i familjes, Shkëlzen Brahaj, reagoi publikisht në emisionin “Ftesë në 5”.
“Imagjinoni fëmijën e tij kur të rritet dhe një shok t’i thotë: ‘Ti e paske pasur babain kështu’. Nuk mund të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. Është një deklaratë e pabazuar, e nxjerrë nga një foto ku zotëria mbante një imazh mbështetës për Jozin. Edhe unë mund të kem foto me të, pse gazetarja nuk u nis nga unë?”, u shpreh Brahaj, duke dënuar ashpër veprimet e gazetares.
Ai gjithashtu theksoi se kjo situatë ka rënduar emocionalisht familjen e Jozit, duke krijuar një presion të madh publik mbi ta.
Për këtë arsye, Brahaj njoftoi se familja do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë për fjalët dhe veprimet e tyre.