Krasniqi: VV e pranoi se Kosova është në pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë dhe kjo si rezultat i gabimeve tona
Albert Krasniqi nga organizata Demokracia + ka shkruar në lidhje me siç e quan ai “pozitën e disfavorshme të Kosovës ndaj Serbisë. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani këtë pozitë e ka pranuar edhe VV e që sipas tij kjo nuk ka ardhur si rezultat i veprimeve të ndonjë presidenti amerikan,…
Lajme
Albert Krasniqi nga organizata Demokracia + ka shkruar në lidhje me siç e quan ai “pozitën e disfavorshme të Kosovës ndaj Serbisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani këtë pozitë e ka pranuar edhe VV e që sipas tij kjo nuk ka ardhur si rezultat i veprimeve të ndonjë presidenti amerikan, por i gabimeve tona, shkruan lajmi.net.
Ai ka përmendur disa “mundësi” të ofruara nga ndërkombëtarët, të cilat kjo Qeveri nuk i ka pranuar duke thënë se tani vetëm se “jemi përplasur për muri dhe se është tepër vonë, pasi dëmi është bërë”.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
VV pranoi një fakt: Kosova tashmë është në pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë. Kjo pozitë nuk është rezultat i veprimeve të ndonjë presidenti amerikan, por i gabimeve tona.
– Kur Zëvendëspresidenti Biden ateroi në Sllatinë për të kërkuar votimin e demarkacionit, për të siguruar që Mali i Zi të anëtarësohej në NATO për arsye strategjike, ne i thamë JO – se delet na kishin kullotur në Çakorr.
– Kur Sekretari Blinken na kërkoi të shtynim vendimin për targat në veri, pasi po përpiqej të shmangte një luftë bërthamore, ne i thamë JO – se ju jeni naiv.
– Kur NATO na kërkoi të mos i vendosnim kryetarët e komunave në ndërtesat komunale për të mos rrezikuar ushtarët e saj, ne i thamë JO – pasi jemi shtet sovran.
– Kur Presidenti Trump na ftoi në Zyrën Ovale për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë dhe kërkonte njohje të ndërsjellë, ne i thamë JO – pasi jeni president i zgjedhur nga Rusia dhe do të vendosni thika mbi harta.
Tani kur më në fund e kuptojmë se kjo politikë e ndjekur krye më vete dhe pa koordinim me aleatët tanë na ka përplasur për muri, është tepër vonë, dëmi veçse është bërë!