“Premtimi ndaj familjes ka qenë që të mos kem raport…”, Xheneta flet me Sarën për lidhjen me Gjestin

Xheneta dhe Sara kanë diskutuar për raportin e kësaj të parës që e ka pasur me Gjestin. Ajo e përmendi premtimin që ia ka bërë familjes së saj përpara se të futej në Big Brother VIP Kosova 3, duke thënë se “për lidhje kurrë s’kam menduar këtu brenda”. “Unë kam thënë që bile për lidhje…

ShowBiz

22/01/2025 23:31

Xheneta dhe Sara kanë diskutuar për raportin e kësaj të parës që e ka pasur me Gjestin.

Ajo e përmendi premtimin që ia ka bërë familjes së saj përpara se të futej në Big Brother VIP Kosova 3, duke thënë se “për lidhje kurrë s’kam menduar këtu brenda”.

“Unë kam thënë që bile për lidhje kurrë s’kam menduar këtu brenda, asnjëherë. A të kujtohet kur ka ardhur vëllai im më ka thënë ‘mbaji premtimet’. Premtimi im ndaj familjes ka qenë që të mos kem raport me një djalë”, tha Xheneta.

Më tej, ajo tha se kur ka ardhur në shtëpi, me Gjestin veç ka qeshur dhe se ia ka larguar stresin e lojës.

“Kur kam ardhur në shtëpi, veç kam qeshur me Gjestin. Krejt stresin e lojës dhe stresin e familjes jashtë ma ka hequr. Pastaj kur filluam të lidhemi, doja ta largoja, ta ndalja veten”, tha ajo.

YouTube player