Kurti takohet në Davos me ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ekonomistin e Universitetit të Harvardit, Ricardo Hausmann gjatë vizitës së tij në Davos. Kurti vlerësoi si pozitive qeverisjen e tij katër-vjeçare duke përmendur sfidat që u përball kabineti i tij qeveritar si pandemia, Covid 19, transmeton lajmi.net. “Në vitin 2025, buxheti i shtetit është 50 për qind…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ekonomistin e Universitetit të Harvardit, Ricardo Hausmann gjatë vizitës së tij në Davos.
Kurti vlerësoi si pozitive qeverisjen e tij katër-vjeçare duke përmendur sfidat që u përball kabineti i tij qeveritar si pandemia, Covid 19, transmeton lajmi.net.
“Në vitin 2025, buxheti i shtetit është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021, dhe kjo vjen si rrjedhojë e rritjes sonë impresive ekonomike, e cila ishte mesatarisht 6 për qind e BPV-së, duke mos rënë asnjëherë nën 4 për qind të BPV-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë i tejkaloi 10 miliardë euro, eksportet i tejkaluan 1 miliard euro, dhe të ardhurat tatimore i tejkaluan 3 miliardë euro”, potencoi ai.
Ai shtoi se ekonomia u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua duke rënë nga rreth 26 për qind në rreth 11 për qind.
“Kosova është një shembull i mirë se rritja ekonomike dhe zhvillimi ecin krah për krah me demokracinë dhe sundimin e ligjit” u shpreh kryeministri duke shtuar se luftimi i korrupsionit solli rritje dhe liria solli zhvillim: liria e qytetarëve dhe bizneseve.
Nga ana e tij, ekonomisti Ricardo Hausmann u shpreh i nderuar me ftesën dhe i lumtur që ishte pjesë e këtij diskutimi sot. Ekonomisti Hausmann theksoi se progresi ekonomik mbështetet në një popullatë të fuqizuar dhe me të drejta, sepse të drejtat janë thelbësore që qytetarët të mund të kenë ëndrra, paçka nuk mund të ketë dinamizëm ekonomik. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së diasporës në zhvillimin ekonomik të një vendi./Lajmi.net/