Patrick Berg: Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut. Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re. Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick…
Lajme
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.
Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.
Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re.
Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.
Patrick Berg gjithashtu thotë se Kosova duhet të punojë më shumë për të arritur qëllimet e saja.
Pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.
Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.
“Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkaloj këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman për Tëvë1.