Zyra e BE-së uron Feride Rushitin dhe QKRMT pasi nominimit për çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.   Rushitin dhe QKRMT-në e ka uruar Zyra e BE-së në Kosovë, duke theksuar punën e saj dhe të Qendrës që nga viti 1999. “Urime Feride Rushiti dhe QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin…

Lajme

18/01/2025 14:14

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.

 

Rushitin dhe QKRMT-në e ka uruar Zyra e BE-së në Kosovë, duke theksuar punën e saj dhe të Qendrës që nga viti 1999.

“Urime Feride Rushiti dhe QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës për nominimin e tyre për Çmimin Nobel për Paqe! Që nga viti 1999, ata kanë mbështetur dhe u japin zë viktimave të torturës dhe traumës, përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ju urojmë suksese për t’u bërë fitues të Nobelit!”, ka shkruar Zyra e BE-së.

 

Nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.