Vazhdon greva e pronarëve të autobusëve në linjën Podujevë-Prishtinë
Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë kanë vazhduar edhe sot (e premte) grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll. Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” njofton se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e…
Lajme
Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë kanë vazhduar edhe sot (e premte) grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” njofton se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.
Përkundër reagimit të kësaj shoqate, nga Komuna e Prishtinës, dje kanë thënë se vendimi është ligjor.
Në grevë po marrin pjesë mbi 50 operatorë ekonomik- transportues me autobusë.
Si rrjedhojë e kësaj greve, udhëtarët e Llapit kanë mbetur pa transport publik tash e dy ditë në relacionin Podujevë-Prishtinë.