“Kjo ka një faturë të madhe ndërkombëtare”, Agon Maliqi pret sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve të qeverisë
Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën, analisti Agon Maliqi këtë veprim e sheh si pjesë të fushatës. Pushteti aktual, sipas Maliqit mundohet me imponu në publik temën e veriut për t’i larguar nga vëmendja temat e tjera. “Është e qartë që është e…
Lajme
Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën, analisti Agon Maliqi këtë veprim e sheh si pjesë të fushatës.
Pushteti aktual, sipas Maliqit mundohet me imponu në publik temën e veriut për t’i larguar nga vëmendja temat e tjera.
“Është e qartë që është e ndërlidhur me fushatën… është e qartë që sa herë që veriu është në qendër të vëmendjes si temë ata e shohin si lloj përparësie mundohen me imponu këtë temë në agjendë që me dalë prej vëmendjes temat e tjera”, tha Maliqi ndër të tjera në Pressing.
“Është qartë veprim me motive politike, siç ka qenë edhe manovra me Listën Serbe”, tha Maliqi.
“Kjo e ka një faturë të madhe ndërkombëtare, mendoni që po fitoni diçka në veri duke i mbyllë disa zyre që kanë për t’u mbyllë në një moment të caktuar sepse s’e kanë jetën e gjatë, këtë jeni duke e bo me koston e izolimit dhe kosoton e humbjes së besimit ndaj nesh, pra ne nuk mundemi me punu me juve, nuk ju besojmë më…”, tha Maliqi se kështu e sheh mesazhin e ndërkombëtarëve karshi veprimeve atje.
Sipas tij, këtë javë pritet ndëshkim në formë të sanksioneve.
“Ndoshta këtë javë mund të pritet ndëshkimi, ndoshta pak më i madh siç u përfol çështja e sanksioneve. Do të jetë ndëshkimi në formën e sanksioneve të paralajmëruara për zyrtarët e qeverisë së Kosovës…”, u shpreh Maliqi.