Vëllai i Liridona Ademajt: Shpresojmë të vendoset një dënim kapital t’ua lehtësojë zemrat fëmijëve sadopak

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt që ndodhi në nëntor të vitit 2023. Për këtë aktakuzë, Prokuroria ka njoftuar sot përmes një konference për media ku ka marrë pjesë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj. “Është një ditë e rëndë edhe për neve, kërkojmë të na mirëkuptoni.…

Lajme

15/01/2025 10:47

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt që ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Për këtë aktakuzë, Prokuroria ka njoftuar sot përmes një konference për media ku ka marrë pjesë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

“Është një ditë e rëndë edhe për neve, kërkojmë të na mirëkuptoni. Faleminderit shumë të gjitha medieve, po shpresojmë që drejtësia sa më shpejtë të vije në vend”, ka thënë Ademaj para mediave.

Ai theksoi se kanë besuar në drejtësi dhe vazhdojnë të besojnë.

“Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam është që sa më shpejt gjykata të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona dhe të fëmijëve të saj sadopak”, tha ai.

Ndërkohë nga gazetarët ai është pyetur se cili ka qenë motivi i vrasjes derisa tha se akoma nuk e ka lexuar aktakuzën.

“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për ne”, tha ai./Lajmi.net/