Prokurorja e rastit: Liridona dhe Naimi sa jetuan në Suedi patën marrëdhënie të çrregulluara martesore që shkuan deri tek probleme pasurore

Prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, Javorka Perlinçevia është deklaruar sot pas ngritjes së aktakuzës në këtë rast. Prokurorja deklaroi se fillimisht rasti është lajmëruar si vepër penale grabitje ku zyrtarët policorë Nazim Dalipi dhe Ibrahim Sahiti kanë qenë hetuesit e rastit, por që më pas është bërë e ditur se në fakt…

Lajme

15/01/2025 10:32

Prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, Javorka Perlinçevia është deklaruar sot pas ngritjes së aktakuzës në këtë rast.

Prokurorja deklaroi se fillimisht rasti është lajmëruar si vepër penale grabitje ku zyrtarët policorë Nazim Dalipi dhe Ibrahim Sahiti kanë qenë hetuesit e rastit, por që më pas është bërë e ditur se në fakt ishte e planifikuar.

“Në afat sa më të shkurtër kemi grumbulluar prova për kryerjen veprës penale, por ka munguar motivi i cili ka shtyrë kryesit e veprave penale që të kryejnë këtë vepër penale dhe për këtë arsye kemi shfrytëzuar kërkesën…E ndjera Liridona Ademaj ka jetuar për një kohë të gjatë në Suedi dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar që të na tregojnë për familjen dhe jetën e tyre se a kanë pasur probleme dhe kemi marrë raportin dhe kemi marrë përgjigje në ato pyetje që kemi parashtruar organeve kompetente të Suedisë dhe atëherë kemi mundur të kuptojmë dhe të gjejmë motivimin që ka shtyrë Naim Murselin që të marrë vendimin për likuidimin e Liridonës, pasi mënyra e kryerjes tregon likuidimin”, deklaroi prokurorja.

Ajo gjithashtu tha se derisa nuk i kanë  pranuar këto të dhëna dhe derisa nuk e kanë bërë fotografinë për marrëdhënie familje në mes tyre s’ka mundur të jetë e ngritur aktakuza nuk ka mundur të jetë i sqaruar motivi.

“Tash kemi sqaruar në detaje për çka Naimi ka marrë motiv që pas kësaj ta likuidoj Liridonën e të sajoj planin e tij e ku ka kyçur edhe djalin e hallës së tij, Kushtim Kokalla. Fillimisht është menduar a do t’i ndihmojë a jo e që më pas të gjejnë Granit Plavën kryesin e veprës penale. Pra është vetëm kryes fizik i veprës penale, të tretë aktivisht kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, sigurimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale dhe vërtetimin më të mirë për kryerjen veprës penale. Rezultatin të gjithë e dimë se është vdekja e Liridonës. Me këtë rast dua t’i falënderoj në bashkëpunim shumë të mirë policinë, veçanërisht zyrtarët policorë të cilët në çdo ftesë dhe çdo dyshim të prokurorisë se ekziston ndonjë provë kanë ardhur”,tha prokurorja e rastit, transmeton lajmi.net.

Sipas prokurores një nga motivet që ka çuar deri tek kryerja e veprës ishte problemi në çift , ku përfshihej edhe pasuria.

“Një nga motivet normal që s’mundemi me i tregu të gjitha pasi aktakuza është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës s’mund të flasim sepse s’jemi kompetent, por mund të themi se derisa kanë jetuar në Suedi Liridona dhe Naimi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore dhe familjare gjatë të cilëve ka ardhur edhe deri tek problemet pasurore e arsye të tjera që ka pasur Naimi që të planifikojë të bëjë këtë vrasje mund të kuptoni në gjykatë”.

Keni dëgjuar emrin e një të pandehuri që të gjitha i ka planifikuar e ai është Naim Murseli.Nëse në mënyrë të kujdesshme keni dëgjuar derisa kam folur për informata të marra nga Suedia keni dëgjuar edhe emrin Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.Janë kryesit e drejtpërdrejtë, ekziston edhe një i pandehur në këtë lëndë ekziston edhe një i pandehur në këtë lëndë, i cili nuk është i përfshirë në mënyrë direkte me këta kryesit dhe ai rastësisht është gjetur aty dhe ai është i përfshirë në këtë aktakuzë. Ju faleminderit”./Lajmi.net/