Fluks i shtuar i pacientëve për shkak të gripit, rekomandohet vaksinimi
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak të gripit sezonal, por situata nuk konsiderohet alarmante. Mjekët sugjerojnë vaksinimin si një mbrojtje efektive kundër gripit. Ndërkohë, pacientët raportojnë simptoma si temperaturë, ethe dhe djersitje. Gripi sezonal ka bërë që numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare të shtohet. Vjollca Zeqiri,…
Lajme
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak të gripit sezonal, por situata nuk konsiderohet alarmante. Mjekët sugjerojnë vaksinimin si një mbrojtje efektive kundër gripit. Ndërkohë, pacientët raportojnë simptoma si temperaturë, ethe dhe djersitje.
Gripi sezonal ka bërë që numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare të shtohet. Vjollca Zeqiri, specialiste e mjekësisë familjare, thotë se gjendja nuk është alarmante, por duhet kujdes.
“Nuk ka qenë një fluks shumë i madh i pacientëve, kryesisht qarkullim normal me simptoma të njëjta… dhe deri më tani nuk ka pasur nevojë për referim në QKUK” , tha Vjollca Zeqiri, specialiste e mjekësisë familjare.
Ajo theksoi se kujdesi duhet të jetë i shtuar.
“Përveç ajrosjes së ambientit, duhet edhe shmangia e kontaktit me persona të infektuar.”
Edhe pacientët thonë se simptomat nuk janë të lehta.
“Simptomat nuk kanë qenë të lehta, temperaturë, ethe, djersitje…”, u shpreh një pacient.
Mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare thanë për RTK-në se vaksinimi kundër gripit sezonal është një mbrojtje e domosdoshme.