Rrëfim emocionues i Gjestit, artisti i njohur tregon vështirësitë e jetës së tij: Nuk fola për 2 vite me familjen

Big Brother Vip Kosova ka ndarë historinë e linjës së jetës së ish banorit të kësaj shtëpie, Gjesti. Në një rrëfim shumë emocionues, Gjesti kishte ndarë historinë e jetës së tij. Ai ka rrëfyer për braktisjen e shkollës dhe fokusimin e tij te karriera muzikore. “Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë.…

ShowBiz

11/01/2025 18:35

Big Brother Vip Kosova ka ndarë historinë e linjës së jetës së ish banorit të kësaj shtëpie, Gjesti.

Në një rrëfim shumë emocionues, Gjesti kishte ndarë historinë e jetës së tij.

Ai ka rrëfyer për braktisjen e shkollës dhe fokusimin e tij te karriera muzikore.

“Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur për shkak se nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen deri në të 10-tën më pasë e kam lënë. Nuk jam kanë i fokusuar në shkollë”, u shpreh Gjesti.

“Gjithmonë e kam pasë mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që sbën me vjedh, mos me u rreh”.

“Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të kqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish”.

 

YouTube player