Rritja e pensioneve, Klinaku: Kjo Qeveri i ka larguar veteranët nga Paga Minimale, në vend të 350 eurove do t’i marrin 204 euro

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL e UÇK-së), Faton Klinaku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% për veteranët e UÇK-së do të jetë 34 euro. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se si kjo Qeveri ka hequr nga paga minimale veteranët e…

Lajme

10/01/2025 15:27

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL e UÇK-së), Faton Klinaku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% për veteranët e UÇK-së do të jetë 34 euro.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se si kjo Qeveri ka hequr nga paga minimale veteranët e UÇK-së dhe si rrjedhojë rritja për ta do të jetë vetëm 34 euro.

“Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Pra, në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€” – ka shkruar ai

Klinaku po ashtu ka thënë se kanë kaluar katër vite dhe çështja e verifikimit të veteranëve nga kjo Qeveri, sipas tij, ka qenë vetëm farsë.

“Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit”, tha ai.