Tentuan të vidhnin në market, kapen dy të dyshuar në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se të njëjtit më datën 8 janar 2025, në rrugën ‘’Metush…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dyshohet se të njëjtit më datën 8 janar 2025, në rrugën ‘’Metush Krasniqi’’, në Gjilan, kanë hyrë në marketin ‘’BUM’’, fillimisht njëri ka kërkuar pije alkoolike, ndërsa tjetri ka shkuar tek arka e marketit, ku me përdorimin e forcës, duke përdor një thikë ka tentuar që të hapë arkën, mirëpo nuk ka arritur që ta hapte pasi ankuesja H.D. ka bërtitur dhe nga depo kishte dalë menaxheri, ku pastaj të njëjtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime dyshohen të kenë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan. /Lajmi.net/