Dy vdekje po hetohen nga organet e rendit, një 36 vjeçar në Podujevë vdiq pasi mori infuzion se ishte me grip

Dy vdekje që ndodhën brenda 24 orëve, po hetohen nga Policia e Kosovës dhe prokuroria. Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e ndodhur në  Prishtinë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është…

Lajme

10/01/2025 10:15

Dy vdekje që ndodhën brenda 24 orëve, po hetohen nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e ndodhur në  Prishtinë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë / 09.01.2025-05:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

Kurse rasti i dytë ishte në Podujevë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

E sipas raportimeve rasti në Podujevë ka të bëjë me një 36 vjeçar, që kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë për ët marrë trajtim, pasi ishte prekur nga gripi sezonal, ku më pas i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Siç raportohet viktima është 36 vjeçari, Fatlum Ahmeti.

Po ashtu u bë e ditur se ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, përpos që ishte prekur me grip./Lajmi.net/